Gentjan Berberi, Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor. Berberi u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës pak dite me pare për shkak të performancës së dobët.
Pas largimit nga detyra, ai ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës. Burime thane se këtë të enjte Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes së tij në detyrë.
Pas incidentit, Drejtori Skënder Hita, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të Berberit nga detyra, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat e hetimit disiplinor ndaj tij.
