Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili, pas një konflikti me një 57-vjeçar, e ka goditur këtë të fundit me lopatë, duke i shkaktuar lëndime serioze.
I plagosuri u dërgua në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 45 vjeç , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), shtetasin A. H., 57 vjeç, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.”