Zyrtare, Leonardo Bonucci nis aventurën gjermane

Më të fundit


Vjen dhe zyrtarizimi. Leonardo Bonucci firmos me Union Berlinin në Bundesligë. Ish-qendërmbrojtësi i Juventusit, i cili mbërriti në Gjermani të enjtën në mbrëmje me një fluturim privat nga Roma, nis për herë të parë një përvojë jashtë Italisë.

36-vjeçari gjeti një mënyrë për ta nisur nga e para, pas një vere të komplikuar të karakterizuar nga tensioni me drejtuesit e Juvetusit.

Në fillim të merkatos së verës sigurisht pakkush mund ta imagjinonte se hipoteza e Bundesligës mund të bëhej reale për Bonuccin.

Union Berlini nuk është një klub sa për të kaluar radhën: ka një program serioz dhe, mbi të gjitha, luan në Champions.



Skip to toolbar