“Duhet lidership i ri në PD”, Bardhi: Opozita rrezikon shuarjen

Më të fundit


Tejkalimi i sfidave dhe problemeve në Partinë Demokratike prodhoi debat mes analisti Skënder Minxhozit dhe kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit në emisionin “Real Story”.

Duke analizuar rezultatin e arritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet lokale, Minxhozi tha se Sali Berisha qëndroi në politikën aktive duke parë si do të binte Shkodra dhe Tropoja, dhe kjo qasje shtoi ai është e frikshme në funksion të së ardhmes.

“Vazhdon të identifikojë gabim diganozën. Në 14 maj nuk ka pasur një rezistencë nga PD e Bashës, Basha nuk kishte zbritur fare në fushë. Z Berisha jetoi politikisht dhe ky është një bumerang shumë I dhimbshëm, jetoi në politikën aktive për të parë si do të bjerë Shkodra dhe Tropoja. Kjo është një rezultat jo dramatik. Por kjo është shqetësuese në funksion të së ardhmes. Jeni duke bërë gjënë e drejtë, apo nuk jeni duke bërë gjënë e drejtë? “, tha ai.

Gazment Bardhi pranoi problemet madhore me të cilat po përballet Partia Demokratike, por megjithatë këmbëngul që Basha dhe Berisha duhet të japin kontributin e tyre.

Sipas Bardhit, zgjidhja maksimale për PD-në është gjetja e një lidershipi të ri, por kjo nuk mund të realizohet pa tejkaluar problemet aktuale, të cilat sipas tij janë shumë të mëdha.

Ai shtoi se opozita në këto kushte rrezikon të shuhet, ndaj duhen masa të forta për të dalë nga kjo klimë

“Për të ofruar zgjidhjen më të mirë, janë të domosdoshme edhe Basha dhe Berisha, Duhet të janë të dy të përfshirë që të kontribuojnë për zgjidhje dhe për të gjetur zgjidhjen maksimale, që për mua është një lidershipi i ri për PD, që vjen nga një garë e ndershme, transparente, jo të paracaktuara siç mund të kenë qenë garat e mëparshme. Kjo do të ishte zgjidhja maksimale. Sot nuk jemi në kushtet për të kërkuar zgjidhjen maksimale, sepse jemi, e përsëris në kushtet që opozita po rrezikon shuarjen”, tha ai.



Skip to toolbar