Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos.
“Pas orësh pritjeje, situata ka dalë jashtë kontrollit. Oficerët e LAPD po lëvizin, duke qëlluar me plumba gome, duke i shtyrë protestuesit jashtë zemrës së Los Angeles”, dëgjohet të thotë Tomas.
Në atë moment kamera kthehet majtas dhe njëri nga personat e armatosur shihet duke qëlluar me një plumb plastik gazetaren në këmbë.
“Sapo e qëllove gazetarin, o idiot i mallkuar“, dëgjohet të thotë një zë i panjohur, ndërsa Lauren bërtet dhe transmetimi i drejtpërdrejtë ndërpritet.