Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 8 tifozët, të cilët u ndaluan tre ditë më parë.
Ata u vunë në pranga pas sherrit mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë. Ngjarja ndodhi në Reps. Tifozët po ktheheshin nga ndeshja që u luajt mes dy skuadrave në Kukës, ku Tirana fitoi 1 me 0.
Nga përleshja mbetën pesë persona të lënduar, të cilët morën mjekim në spitalin e Lezhës pas frakturave të shkaktuara.
Në lidhje me ngjarjen u njoftua se u proceduan në gjendje të lirë edhe 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.