Për ekspertin e sigurisë Ilir Kulla Hamas është një lëvizje politike, ushtarake dhe fetare, që është aktive prej 21 janarit 1987. I ftuar në emisionin Real Story me Sokol Ballën në ABC News, ai shtroi pyetjen se kush e armatosi Hamasin.
“Të gjithë thonë Irani, dhe unë dakord jam, por nga kanë hyrë armët. Është e pamundur të hysh në Egjipt me gjithë këtë seri armatimesh që hyjnë dhe shërbimet egjiptiane që kontrollojnë gjithcka të mos e dijnë. Në 2008 kur pati një konflikt që shkoi Izraeli në Gaza, u bë një protesë, pati të vrarë, Erdogan coi anijet luftarake në Gaza. Nuk mund ta përjashtojmë dot faktin që disa aktorë që janë aleatë të Perëndimit në atë rajon, janë haptas me Hamasin. Amerikanët që e dinë të vërtetën se nuk është cështje Irani, apo Libani, po janë fuqi rajoni më të forta, ka shkuar atje për t’i thënë atyre prit se jemi edhe ne këtu. Se këtu nuk diskutohet vetëm për Izraelin” tha ai, ndërsa komentoi edhe prezencën ushtarake amerikane në rajon.
“Çështja është se izraelitët e kuptojnë mirë se nga kanë ardhur armatimet, se kjo gjë është aq e madhe sa është e pamundur të mos jetë e ditur. Dhe për këtë arsye kanë nisur dyshimet e mëdha se këto shtete jo vetëm që kanë mbyllur sytë ndaj këtij realiteti panarab, por edhe mund t’i kenë ndihmuar, ndaj prezenca ushtarake në rajon, është për t’i thënë atyre do hyni edhe ju në luftë?” shtoi më tej Kulla.