Goditi me grusht kolegun socialist në Parlament, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

AKTUALITET


Deputeti i PD-së Bledion Nallbati është paraqitur këtë të Hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai është thirrur për shkak të kallëzimit që ka bërë në SPAK deputeti i PS Vullnet Sina.

Kujtojmë se këtë të fundit, Nallbati e goditi me grusht gjatë seancës parlamentare teksa ai po mbante fjalën. Fillimisht Nallbati i fiku mikrofonin dhe më pas situata agravoi në përplasje fizike. Socialisti është mbrojtur nga Garda dhe kolegët e tij në momentin që Nallbati e sulmoi fizikisht.

Pritet që Nallbati të japë shpjegime për këtë veprim, për të cilin është përjashtuar dhe me 10 ditë nga seancat plenare.



Skip to toolbar