Baze: Pyetja është çfarë ndodh nëse Berisha paraqitet?

Më të fundit


Nga Mero Baze

Të gjithë po hamendësojnë çfarë do ta gjejë Berishën nëse nuk paraqitet nesër në orën 10 , për të zbatuar masën e sigurisë ndaj tij.


Shumica i referohen nenit të Kodit të procedurës penale që i forcon masën e sigurisë ose ja bashkon me atë ekzistuese, çka i bie që Berisha të marrë minimalisht dënimin arrest shtëpie. Ashtu shpëton, pasi ajo masë është e detyrueshme të kalojë në Kuvend, dhe kështu e heq dhe atë merakun e Kushtetutës.

Të tjerë mendojnë se ai do rezistojë duke mbledhur militantët para shtëpisë nën parullën “jetën e japim, Saliun se japim”.

Ka dhe një version më të butë që ai do shkojë, por do t’i marrë këta militantët me vete që SPAK ta shikojë që nuk është njeri pa njeri. I ka dhe ai ca vetë nga pas.
Të gjitha këto hamendje burojnë nga karakteri dhe historia e Sali Berishës i cili ka 32 vjet që nuk pranon të përballet me drejtësinë duke ngritur kultin e njeriut të paprekshëm.

Në fakt kjo histori ka mbaruar ditën që ndaj tij është marrë një masë sigurie për ndalim udhëtimi jashtë vendit dhe detyrim paraqitje çdo dy javë në orën 10.

Pyetja politike nuk është se çfarë do të ndodh nëse paraqitet, por çfarë do të ndodh nëse paraqitet.

Për një njeri anormal si Sali Berisha, pyetja normale është çfarë nëse ai shkon si gjithë të tjerët dhe që ka gjasa të ndodhë.

Kjo pyetje natyrisht nuk mund të bëhet në asnjë vend të botës përveç Shqipërisë dhe për askënd tjetër përveçse për të.

Dhe përgjigja është e qartë. Nëse ai shkon, ajo vajza që do ta presë ty, do ta ulë në tavolinën përballë, do t’i kërkojë kartën e identitetit, emrin e babait dhe nënës, vendbanimin dhe do ti thotë mirupafshim pas dy javësh.

Kaq është e gjithë drama personale e qytetarit Sali Berisha. Pastaj do hipë përsëri në veturë dhe do kthehet në zyrat e SHQUP.

Drama e militantëve të tij dhe atyre që i shkojnë pas, natyrisht është shumë e madhe. Ata do të kuptojnë se heroi i tyre është një njeri i zakonshëm, i vdekshëm, i arrestueshëm, i dënueshëm, dhe mbi të gjitha i dëgjueshëm.

Problem është se ata nuk dinë ç’të bëjnë me jetën e tyre që u ka ikur 32 vite kot pas këtij njeriu fals, që i u është shitur për i ndershëm dhe po gjykohet për 17 kulla, (të tetëmbëdhjetën e ka në proces), u është shitur trim e shkon si lepur, u është shitur burrë shteti dhe sillet si anëtar i Intifadës, u është shitur si i paprekshëm dhe përgjërohet gjithë ditën mos ta marrin as në pyetje.

Pikëpyetja e vetme është se çfarë ndodh me këta njerëz po shkoi.

Asgjë nuk do ndodh dhe me ata. Do të shkojnë dhe ata në shtëpi të tyre e do përpiqen të gjejnë një arsye pse nuk u tregua burrë të mos shkonte. Si punë e atyre qershive që nuk i ka lagur të gjitha shurra, do ta gëlltisin dhe këtë.




Skip to toolbar