Ka rifilluar online mbledhja e komisionit të Ligjeve ku po diskutohet pr/buxheti për vitin 2024.
Kjo pasi deputetët e Rithemelimit krijuan kaos duke detyruar kryetaren e Komisionti të mbyllë mbledhjen në një moment të dytë dhe këtë herë të nisë online.
Mbledhja nisi rreth orës 12:40 minuta dhe deputetët e opozitës nuk marrin pjesë.
Aktualisht ministri i Financave, Ervin Mete po prezanton pr/buxhetin për vitin 2024.
Edhe komisioni i Shëndetësisë u vendos që të mbahej online.