Një ëndërr që deri para 11 muajsh mendohej se nuk do të realizohej ndonjëherë, por duket se nuk ka qenë një “fantazi” për të gjithë kombin shqiptar, pasi kjo ëndërr është shumë pranë realizimit. Gjithçka filloi me nënshkrimin e trajnerit brazilian Sylvinho në krye të pankinës kuqezi. Ishte një emër i njohur, pasi Sylvinho ka pasur një karrierë futbollistike me ekipe të mëdha, por edhe role të rëndësishme në drejtimet e skuadrave të ndryshme.
Njohja me Shqipërinë dhe ulja në pankinën kluqezi, “rizbulimi” i talenteve dhe kualifikim në finalen e Euro 2024. Të gjitha këto trajneri Sylviho do t’i rrëfejë në intervistën për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, sot në orën 20:00 në Abc News.
Vetëm 11 muaj në pankinë dhe 7 ndeshje. Kaq i kanë mjaftuar Sylvinhos për të fituar zemrën e të gjithëve, futbollistëve të tij dhe tifozëve. Braziliani është shumë pranë arritjes së parë të madhe me kombëtaren e Shqipërisë, kualifikimin në finalet e Euro2024.
Trajneri kuqezi rrëfen në këtë intervistë ekskluzive aventurën e tij shqiptare, duke nisur nga oferta për të drejtuar skuadrën kuqezi dhe pranimi i saj pa rezerva. Braziliani ka treguar për lidhjen e menjëhershme organike me skuadrën deri te rizbulimi i talenteve si Asani, Mitaj apo edhe Seferi, por edhe te pikëpyetjet që rrethojnë Armando Brojën.
Sylvinho gjithashtu zbulon atë që sipas tij është çelësi i sekretit për ecurinë e shkëlqyer të kombëtares së Shqipërisë dhe atë që projekton për të ardhmen. Të gjitha këto në intervistën e plotë të trajnerit kuqezi në “Real Story” me Sokol Ballën në orën 20:00, në Abc News.