Nafta për fermerët, shtyhet me 6 muaj disbursimi

EKONOMI


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit është marrë vendimi që të shtyhet me 6 muaj disbursimi i skemës së naftës për fermerët.

“Një lajm i mirë për të gjithë fermerët që janë duke marrë disbursimin e fundit të skemës së naftës si pjesë e skemës kombëtare.

Kemi kërkuar një shtyrje me një afat në 6 muajt e parë të vitit 2024, në mënyrë që disbursimi i naftës të ndodhë me një ritëm më gradual dhe sipas nevojës së përditshme. Fal aktit normativ të muajit nëntor u shtua buxheti duke bërë që të gjithë fermerët ta merrnin të plotë”, u shpreh ministrja Denaj.



Skip to toolbar