Vajza që merret me makinat/ 25 vjeçarja menaxhon biznesin familjar

Më të fundit


Jualba Gruda është 25 vjeç. E reja nga Tirana ka përfunduar studimet për Financë, por puna që bën nuk lidhet shumë me formimin e saj profesional qe fituar në universitet.

Ndryshe nga shume vajza te moshes se saj ne kryeqytet, Jualba merret me shitjen e aksesorëve të makinave.

Prej disa vitesh është angazhuar me shume deshire ne menaxhimin e biznesit familjar.

“Ndodhi shumë natyrshëm tek unë, thjeshtë doja të ndihmoja prindërit dhe me kalimin e viteve u perfeksionova.”

Pasioni për makinat i ka lindur kur ishte ende e vogël. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që tërhiqeshin nga moda, apo gjëra tipike femerore të moshës, Jualba ishte kurioze të mësonte mbi makinat.

“Që në vitet e gjimnazit jam futur kërkimeve për të parë risitë, e reja të makinave, gjë që vajzat nuk janë shumë të interesuara për t’i marrë vesh.”

25-vjecarja i njeh mirë vajrat dhe filtrat e çdo lloji automjeti. Për te arritur këtë i është dashur të bëjë trajnime të ndryshme.

“Zgjodha financën që të isha më e përsfshirë, më e përmbushur, dhe jo vetëm me specifikat e vajrave. Doja një degë më gjithpërfshirë dhe për këtë arsye nuk zgjodha inxhinieri. Unë kam marrë pjesë në cdo trajnim të mundshëm dhe sidomos demostrime. Aty kam mësuar si bëhet ndërrimi i vajit, çfarë duhet ndërruar, si duhet ndërruar.”

Siç thotë Jualba, puna që bën konsiderohet si pune burrash, por kjo nuk e bën të ndihet inferiore ndaj gjinisë tjetër.

“Në fillim kur unë kam nisur, flisja me email, u thoja familjarëve që nëse këta klientë do e dinin që unë jam vajzë nuk do blinin kurrë. Paragjykimi më i madh vjen nga vetvetja. U mundova shumë me veten time që të thyej këto frikërat e mia dhe mentalitetin që kjo është një punë burrash, kjo është një punë që mund ta bëjë çdokush. Suprizohen njerëzit që më shikojnë mua këto dhe jo një burrë që mund të jenë mësuar ta shohin rëndomë.”

Rutina e 25-vjeçares është e lidhur çdo ditë me punën dhe dëshirën për të qenë një biznesmene e suksesshme. Por, Jualba tregon se ka edhe pasione të tjera, që siç i quan ajo, janë më femërore.

“Unë që e vogël i kam rënë pianos. Dhe ky ka qenë një hobi im. Kam piano në shtëpi dhe i bie edhe sot e kësaj dite. E bëj për kënaqësinë time personale, për të përmbushur veten time.”

25-vjeçarja thotë se ka pasur momente në jetë kur eshte ndjerë e pasigurt, por ka gjetur forcë të mos zgjedhë largimin nga vendi. “Si gjithë të rinjtë edhe unë e kam menduar shumë herë të iki, por ka pasur gjithmonë diçka që më mbante. Unë dua të jem pjesë e kontributit të bërjes së Shqipërisë. Vendi ynë ka shumë potencial dhe mundësi ne thjeshtë duhet të kemi guximin e duhur për t’i kapur ato dhe shfrytëzuar.”

Jualba është një model suksesi ne punë dhe ka nje mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Gjëja kryesore që duhet të bëni në jetë është të punoni shumë me veten dhe të mposhtni frikën”/abcnews.al



Skip to toolbar