“Tirana s’mund të bëhet tur sfilate”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma!

#NËRADAR


“Një qeveri nuk mund të bëjë kurrë, nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma,” kështu kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, i dha fund aludimeve për dorëheqje të tij. Deklaratat Rama i bëri në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, mesditën e kësaj të shtune.

“Kam patur shumë mesazhe, sikur më ka shkuar në mend të jap dorëheqjen. Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate për të turmë që shkon bllokon aeroportin, tërheqja e atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme. Vijnë nga Kosova, Maqedonia e territore të tjera, për të shpëtuar Shqipërinë. Edhe ata të bankave e kuptojnë shumë mirë që ka dicka që nuk shkon fare. Kur ka momente të tilla, kam shumë kënaqësi të kujtoj një hollësi te Omeri, kur Odiseu afrohet dhe refuzon mos dëgjojë sirenat, përkundrazi insiston të dëgjojë. Por bën edhe një gjë lidhet pas anijes sepse nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja mund t’ja bëjë duke e hedhur në ujë pas sinerave ai e ndalon me litarët që lidh veten. Kjo e Osideut është metafora e lidershipit dhe qeverisjes. Një qeveri duhet të dëgjojë, dhe një grup parlamentar duhet ta dëgjojë gjithcka thuhet në shesh xhirim për algoritmin. Duhet të dëgjojë kritikën, nuk duhet t’ia hedhë të gjithë fajin algoritmin. Por një qeveri nuk mund të bëjë kurrë, nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqës nuk i jepet zhurmës dhe sa më shumë zhurma zmadhohet aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vet duke i bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. Nuk cohet në fund një mision historic, nëse qeveria e tij, merr drejtim nga fryn era.” tha Rama



Skip to toolbar