Zjarr masiv në hotelin turistik në Republikën Dominikane, një viktimë dhe 1.700 të evakuuar

BOTA


Një zjarr i madh shpërtheu në një hotel buzë detit në Republikën Dominikane, duke shkaktuar evakuimin e rreth 1.700 turistëve dhe punonjësve. Ngjarja tragjike la pas edhe një viktimë.

Autoritetet e emergjencës bënë të ditur se viktima është Francesca Valentino, 46 vjeçe, shtetase italiane, e cila ndodhej në Viva Wyndham Dominicus Beach Hotel, në Bayahibe, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në bregdetin e Karaibeve.

Si pasojë e incidentit, tre persona u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjashtë të tjerë u asistuan në vendngjarje. Të prekurit përfshinin turistë, vizitorë dhe anëtarë të ekipeve të emergjencës.

Pamjet e publikuara nga zona treguan shtëllunga të dendura tymi të zi që ngriheshin mbi vijën bregdetare, ndërsa flakët kishin përfshirë pjesë të çatisë së resortit, e ndërtuar me materiale tradicionale nga gjethe palme.

Sipas Emergency Operations Center (COE), përhapja e shpejtë e zjarrit u favorizua nga materialet shumë të ndezshme të përdorura në çati, si edhe nga erërat e forta që mbizotëronin në zonë.



Skip to toolbar