Rama publikon fotot: Një shkelëse e ligjit që ka ndërtuar banesë në mes të Kalasë së Durrësit, ve kujën për atdheun

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht përmes një reagimi në rrjetet sociale atë që ai e konsideron si një rast flagrant të manipulimit publik dhe shkeljes së ligjit në zonat historike. Përmes publikimit të dy fotografive, kreu i qeverisë tregon një protestuese, e cila sipas tij është njëkohësisht ndërtuese e një shtese pa leje brenda mureve të Kalasë së Durrësit dhe një prej zërave që bën thirrje për protesta nga diaspora.

“DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË

Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.

Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:

Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.

Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën.

*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave”, ka shkruar Rama.



Skip to toolbar