Kryeministri Rama e ka kthyer në traditë nisjen e ditës me, duke përshëndetur shqiptarët me video apo me mesazhe nga punët e qeverisë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Mëngjesin e së enjtes, siç duket duke marrë shkak nga dy ditë të tensionuara me sulmet e opozitës ndaj KZAZ-ve, e ka nisur më lehtë, duke dhënë një mesazh tej krizës politike.
Rama këtë mëngjes ka uruar një ditë të mbarë me pamjet e punimeve të stadiumit Arena Kombëtare. Me anë të një video në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë tregon pamjet e kantierit të punimeve dhe ecurinë e punimeve në stadium. Arena Kombëtare, siç ka njoftuar dhe FSHF, është drejt përfundimit.