Paralajmëron Borrell: Lufta në Lindjen e Mesme drejt përshkallëzimit

BOTA


Shefi i politikës së jashtme evropiane Josep Borrell ka thënë se konflikti në Lindjen ne Mesme është pranë zgjerimit, në zonën e Libanit. Deklarata e tillë vjen vetëm pak ditë pasi grupi Hezbollah kërcënoi Qipron në rast të ndihmesës së Izraelit.

“Rreziku që kjo luftë të prekë jugun e Libanit dhe të përhapet është çdo ditë më e madhe. Jemi në prag të zgjerimit të luftës”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm në Luksemburg.


Shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar kërcënoi se do të sulmojë shtetin anëtar të BE-së, duke paralajmëruar qeverinë e Qipros që të mos hapë aeroportet dhe bazat e saj ndaj Izraelit.




Skip to toolbar