EMRI/ Dhunoi me sende të forta policin në Shkodër, vetëdorëzohet autori i dyshuar

AKTUALITET


SHKODËR- Vetëdorëzohet në polici autori i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj efektivit të policisë në Shkodër.

Sipas autoriteteve, autori i dyshuar Ormir Gucia është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Shkodrës.

Ai dyshohet se ka dhunuar me sende të forta punonjësin e policisë Admir Okaj 49 vjeç. Gjatë përplasjes mes agresorit dhe policit ka pasur shkrepje të armës së efektivit, e cila dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./ abcnews.al



Skip to toolbar