Sylvinho mendon formacionin për Lihtenshtejnin/ Mungon ende Gjimshiti

KOMBËTARE


Udhëtimi për fat nuk ishte i gjatë. Kombëtarja shqiptare e përfundoi pa shumë lodhje fluturimin drejt Gracit, dhe në kompleksin stërvitor austriak nisi menjëherë përgatitjet për miqësoren e parë.

Të hënën në mbrëmje luhet në qytetin hungarez, Haladash, ndeshja e kontrollit ndaj Lihtenshtejnit, një provë teorikisht e lehtë, e zgjedhur qëllimisht nga trajneri Silvinjo përderisa lojtarët normalisht nuk janë ende në formën e duhur.

Tre prej tyre vijnë pikërisht të hënën, në 3 qershor, pra ditën e ndeshjes, dhe janë Gjimshiti, Seferi dhe Abrashi.

Në mungesë të kapitenit, në mbrojtje do të jetë dyshja Ismajli-Mihaj. Dy prej mbrojtësve, Kumbulla dhe Ajeti nuk janë në gjendjen optimale, dhe nuk pritet të jenë titullarë.

Elseid Hysaj duket se do ta ketë vendin të sigurt, ndërsa në të majtë do të provohet Aliji, pasi Mitaj njihet mirë nga Silvinjo dhe stafi.

Trajneri brazilian pritet të ruajë treshen në qendër të mesfushës, me Ramadanin e Asllanin para mbrojtjes dhe Bajramin pas sulmit.

Në krahët do të jenë Jasir Asani dhe Arbër Hoxha ose Taulant Seferi, ndërsa në qendër do të alternohen në të dyja pjesët Daku e Broja.

Në 7 qershor, kombëtarja luan miqësoren e dytë, gjithashtu në Haladash ndaj Azerbajxhanit, dhe po në 7 qershor, Silvinjo dorëzon listën zyrtare të lojtarëve për kampionatin, dhe ekipi shkon në bazën e tij pranë Dortmundit në Gjermani, ku do të qendrojë gjatë kohës së zhvillimit të Europianit.



Skip to toolbar