“Shqipëria, e rrezikshme”, Daliç: Duhet t’i marrim shumë seriozisht

KOMBËTARE


Vlerësimin për veten padyshim që duhet ta kenë shumë të madh. Futbollistët e kombëtares së Kroacisë janë ata që kanë shkaktuar tronditje të fuqishme në Kupat e Botës, duke mundur radhazi Gjermaninë, Argjentinën e Mesit, Anglinë dhe superfuqinë Brazil.

Në më shumë se çerek shekulli, ballkanasit kanë qenë fare pranë Olimpit të futbollit, të tretët, të dytët, të tretët, shumë më tepër sesa mund të pretendohet nga një vend me 55 mijë kilometra katrorë e vetëm 4 milionë banorë.


Gjithsesi, trajneri I kësaj kombetareje, Zllatko Daliç, ka një paralajmërim kur vjen puna për njërin nga rivalët në Euro 2024, Shqipërinë.

Ish-trajneri I Dinamos së Tiranës, që ka nisur përgatitjet në Zagreb me lojtarët e tij, e vlerëson kështu grupin në Gjermani, në një intervistë për televizionin rajonal “N1”, ku më shumë fjalë ka për kuqezinjtë.

“Është grupi më I vështirë në Kampionatin Europian. Kampionët e Europës, italianët. Kampionët e Ligës së Kombeve, spanjollët. Shqiptarët, që kanë qenë të shkëlqyer në fazën eliminatore dhe janë shumë të rrezikshëm. Duhet t’i marrim shumë seriozisht. Grup I vështirë, ndeshja e parë ndaj Spanjës, e fundit kundër Italisë. Na duhen 4-5 pikë që të kalojmë grupin, por duhet të jemi sa më lart në grup që më tej të kemi kundërshtar sa më të lehtë”.

Daliç drejtoi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në 2018 në Rusi dhe në vendin e tretë në Botërorin e Katarit, por thotë se objektivi kryesor është të kalohet grupi.

Ballkanasit nuk janë ndër favoritët për Europianin, diçka me të cilën janë mësuar, dhe gjithmonë I kanë hedhur poshtë parashikimet.




Skip to toolbar