Nicolo Barella ishte një nga mungesat më të rëndësishme të Italisë në miqësoren e së martë ndaj Turqisë, mungesë kjo e lidhur me një dëmtim që ka pësuar së fundmi mesfushori dhe që ka bërë që ai të qëndrojë pushim më shumë se lojtarët e tjerë të grumbulluar nga tekniku Luciano Spalletti.
Lojtari është një nga pikat kyçe të formacionit të “Të Kaltërve” dhe trajneri u pyet këtë të mërkurë u pyet në konferencë për shtyp nëse rrezikonte që ai të mungonte në ndeshjen hapëse të Kombëtares, në Evropian, sfidë e cila do të jetë kundër “Legjionarëve” të Kombëtares sonë.
“Unë u besoj shumë mjekëve të mi dhe ata më kanë thënë që është thuajse e sigurt që ia del për të rikuperuar, jemi besimplotë për atë ndeshje. Por pastaj duhet parë zhvillimi, pasi duhet rifilluar vrapimi dhe janë disa gjëra të tjera për t’u bërë. Listat i japin të gjithë me datë 7, pse më kërkoni që ta jap me datë 5?!
Pastaj nëse ndodh diçka, duhet që të kthehem mbrapa me vlerësimet. Unë e kam vendosur, por ka ende 2-3 gjëra për të sistemuar. Për shembull Meret kishte probleme në nxemje, aty për aty është diçka, të nesërmen mund të ndryshojnë ndjesitë. Ai ndjeu një kontraktim muskulor, por duhet vlerësuar. Një ditë më pas do të dihet më mirë shkalla e dëmtimit”,- u shpreh tekniku Spalletti.