Jo “gjueti” gjobash në rrugë/ Hita: Shkeljet rrugore monitorohen përmes teknologjisë

AKTUALITET


“Fajtorin në rrugë e përcakton teknologjia, jo intuita”. Ky ishte mesazhi që Kryepolici Skënder Hita dha në një aktivitet sensibilizues të zhvilluar në Tiranë për sigurinë rrugore.

Hita tha se koha e Policisë synon të rrisë sigurinë rrugore duke i dhënë fund ndalimit pa shkak apo “gjuetisë” së gjobave përmes monitorimit inteligjent.

Sipas tij, Policia po kalon drejt monitorimit inteligjent, ku identifikimi i shkeljeve do të bëhet me dronë dhe radarë automatikë.

Krahas teknologjisë, Hita bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim.

Hita njoftoi edhe plan masash për shkak të sezonit turistik për menaxhimin e fluksit të automjeteve me fokus të veçantë në akset bregdetare dhe zonat turistike.

Objektivi sipas Policisë është për të siguruar më pak trafik, më shumë siguri dhe një sezon veror me lëvizje më të kontrolluara për qytetarët dhe turistët.



Skip to toolbar