“Investimi i Zvërnecit do realizohet”/ Qeveria: Projekti do realizohet duke ruajtur natyrën

#NËRADAR


Zvërneci do të zhvillohet duke respektuar të gjitha ligjet mjedisore dhe kriteret europiane dhe do të jetë gjithçka transparente.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ende nuk ka një projekt turistik për Zvërnecin ndërsa qeveria shqiptare është në fazë studimi dhe projektimi.

Sipas Ibrahimaj synim mbetet që ky projekt të realizohet pasi është fitimprurës dhe me impakt në turizëm

Ibrahimaj theksoi se ruajtja e natyrës mbetet prioritet si për qeverinë, ashtu edhe për investitorët potencialë ndërsa sqaroi se vlera konkrete investimit do përcaktohet pasi të miratohet një projekt përfundimtar.



Skip to toolbar