Makina bëhet copash, plagosen 3 të rinj në Levan

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Levan-Tepelenë ku një makinë ka dalë nga rruga dhe tre të rinj janë plagosur rëndë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur tek “Kryqëzimi i Corrushit”, teksa një mjeti tip “BMË” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të plagosur kanë mbetur tre të rinj të moshave 18, 29 dhe 22 vjeç.

Ata ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit shtetasin B.M.

Njoftimi i policisë:

Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Skip to toolbar