Përmbyset zetori në kanal, vdes 42 vjeçari në Divjakë

AKTUALITET


Një 42 vjeçar ka gjetur vdekjen të martën për shkak se zetori me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Senes të Divjakës e sipas policisë viktime ka mbetur shtetasi  B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj.

Ai ka qene duke punuar me zetor, kur papritur humbi drejtimin e mjetit dhe përfundoi ne kanal, duke gjetur edhe vdekjen.


Informacion paraprak

Gjatë natës në fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




Skip to toolbar