Pesë ditë para zgjedhjeve, përfaqësuesja e lartë e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses One ka trokitur të martën në zyrën e kreut të PD-së, Basha i cili jo vetëm ka bojkotuar zgjedhjet por edhe ka bërë përpjekje për t’i penguar ato.
Ky takim vjen pas publikimit nga realstory.al të një qarkorje të brendshme që qarkullon në degët e PD-së në rrethe dhe ku bëhet thirrje për dhunë gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit. Megjithëse PD e ka mohuar zyrtarisht se e ka shpërndarë një dokument të tillë, SHBA nuk mund ta lejojë me kaq.
Ditët e fundit përfaqësues të ndryshëm të ambasadave kanë zhvilluar bisedime me Bashën, ndërsa SHBA ka ndenjur pak në heshtje. Por duket se me afrimin e datës së zgjedhjeve SHBA ka vendosur të dalë hapur dhë të japë mesazhin e qartë se është kundër bojkotit të zgjedhjeve dhe kundër dhunës dhe bllokimit të tyre.
Realstory.al ka shkruar më parë edhe për një deklaratë të fortë që kanë marrë përfaqësuesit e opozitës që t’i japin fund akteve të dhunës, ndryshe do të futen në listën e zezë.
Edhe të futesh në listën e Zezë të SHBA, zor se merr veten ndonjëherë. Duket se këto mesazhe kanë bërë që opozita të tërhiqet nga aktet e dhunës dhe Basha të dilte më zbutur se kurrë një natë më parë, aq sa nuk e përmendi në asnjë rast dekretin e Metës dhe në një farë mënyrë pranoi datën 30 për zhvillimin e zgjedhjeve.