Rama: Meta të respektojë Kushtetutën, opozita po bën vetëvrasje

AKTUALITET


“Presidenti bën mirë të respektojë Kushtetutën”, kështu është shprehur të martën kryeministri Rama i cili vazhdon fushatën elektorale për të shkuar i qetë drejt zgjedhjeve të 30 qershorit, tashmë të certifikuara edhe nga Kolegji Zgjedhor. Ram tha se dekreti i Metës “është një hata kushtetuese e institucionale” ndërsa kërkoi informacion nga Vasilika Hysi se çfarë po ndodh me shkarkimin e tij. Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë së shpejti raportin për shkarkimin e Presidentit dhe ngritjen e një komisioni hetimor. Kërkesa do të kalojë për miratim në seancën e 4 korrikut, fiks si dhuratë për ditëlindjen e Ramës.

Vendimin e opozitës për të bojkotuar zgjedhjet kryeministri e cilësoi vetëvrasje politike.

“Secili me mendjen e vet, kur nuk do të hysh në zgjedhje nuk merr dot peng gjithë dynjanë, është vetëvrasje politike spektakolare, por s’kemi ca të bëjmë. Kjo histori, unë nuk jam gati për ndeshje, ti nuk do hysh në stadium, kjo nuk ka shans të ndodhë. Nuk është çështja thjesht, është atmosfera e paligjshmërisë dhe klima e krijuar, bjeri murit me kokë dhe kjo përhapet, ca mësimi i jep se në fund kemi harruar thelbin, ose një nga misionet e politikës që të ketë edhe forcën e shembullit, çohen 5 vetë në jë klasë e thonë nuk bëhet mësim se nuk duam ne e bjeri bangave, si është kjo. Çohen 5 veta në trupën e shërbimit në spital e thonë nuk shërbehet, o të ikë drejtori o s’ka, është stimulimi i antiligjet e antishtetit në mënyrën më kriminale dhe për më tepër politikanët që bëjnë ligjet vetë dhe sillen sikur janë mbi ligjet”- tha Rama.

Ai ka thënë se kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu. “Hajde të bëjmë marrëveshje, ta zgjidhim po kështu e ka kushtetuta, por ta zgjidhim tani, rruga e shkurtër që të nxjerrë gjatë, nuk vazhdon kjo histori, prandaj këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, jo kush do zgjidhet kryebashkiak, por si do jetë vendi të nesërmen”-tha ai teksa ka bërë humor me filxhanin e Monës.



Skip to toolbar