Zgjedhjet në Britani, sondazhet parashikojnë humbjen e thellë të Rishi Sunak

BOTA


Tri sondazhe e fundit në Britani parashikojnë një disfatë të sigurt për Partinë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Partia Laburiste e opozitës së qendrës së majtë nën drejtimin e Keir Starmer ka një epërsi dy herë më të lartë, në krahasim me konservatorët e Sunak, të cilët kanë qenë në pushtet për 14 vjet nën pesë kryeministra të ndryshëm.

Sunak, i kanë ngelur më pak se tre javë, për të vijuar me fushatën e tij dhe për të zbuluar platformën e tij dhe për të vijuar “betejën” për ndryshim të rezultatit.

Agjencia kërkimore “Savanta” njoftoi se Partia Laburiste e Kier Starmer do të ketë 46 për qind të votave ose dy për qind më shumë krahasua me sondazhin pesë ditë më parë, ndërsa mbështetja për konservatorët ra katër për qind, në 21 për qind. Sondazhi është bërë nga data 12-14 qershor për Sunday Telegraph.



Skip to toolbar