Sherr mes të rinjve në Korçë, 18-vjeçari dhunohet me sende të forta nga pesë të rinj

AKTUALITET


Një sherr mes të rinjve ka ndodhur pak momente më parë në Korçë.

Një 18-vjeçar është dhunuar me sende të forta nga pesë të rinj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në qytetin e Korçës, ndërsa mësohet se 18-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes 18-vjeçarit dhe grupit të të rinjve.

Pasi dhunuan të riun, pesë autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo janë identifikuar nga policia./abcnews.al



Skip to toolbar