Rama ndan pamjet nga punimet në Unazën e Madhe: Do krijojë lehtësira për kryeqytetin

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet në kantinerin, Urat mbi lumin Tiranë. Ai shkruan se puna po vijon pa ndëprerje dhe deri tani janë realizuar 55% e punime.

Sipas Ramës, i gjithë projekti i Unazës së Madhe do të krijojë lëhtësira për kryeqytetin nga reduktimi i trafikut dhe deri shkurturtimi i distancave me makinë.

“Në kantierin, Urat mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje ku deri tani është realizuar 55% e punimeve

I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve.



Skip to toolbar