Një tren pasagjerësh doli nga shinat këtë të mërkurë në provincën veriperëndimore të Rusisë Komi, tha kompania shtetërore e hekurudhave.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se dalja e shinave t% nëntë vagonave lënduan shumë pasagjerë.
Ndërkohë, nuk kanë dalë ende detaje për numrin apo gjendjen më konkrete të pasagjerëve./abcnews.al