Brenda banesës së katit të katërt ku shpërtheu lënda plasëse në Elbasan jetonte Xhovana Nikolli së bashku me motrën e saj. Banesa ka qenë marrë nga e motra dy vite më parë që jetonte në Elbasan, ndërsa Xhovana kishte rreth dy javë që kishte shkuar atje.
Nikolli rezulton të jetë e dashura e Amarildo Nikolli alias Xhenje, i cili është bërë i penduar i drejtësisë dhe dosja e tij po hetohet nga SPAK. Ai u ndalua në Vlorë rreth 1 vit më parë e ndërsa kishte dyshime se në qytetin bregdetar do të kryentë një vrasje.
Xhovana bashkë me motrën e saj kanë qenë në banesën e saj në momentin e sulmit. Para policisë së Elbasanit nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar, duke thënë se shpjegime do t’i japin vetëm SPAK-ut pasi sipas tyre problemi është i madh.
Ndërkohë 26 vjeçari, Enea Themollari, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës. Sipas të dhënave nga spitali, ai ka dëmtime të rënda në pjesën e kokës, dhe momentalisht gjendet në rrezik për jetën.
