Xoxa rrëzohet për pezullimin e gjykimit/ GJKKO shtyn seancën për dosjen “Veliaj”, pezullon afatin e paraburgimit

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e gjykimit ndaj saj dhe ka shtyrë seancën më 21 korrik.

Xoxa, që prej kërkesës për gjykim në themel, nuk ka marrë pjesë asnjëherë personalisht, por është mbrojtur nga avokatët.

Ndërkaq, u vendos pezullimi i afateve të paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn deri në seancën e radhës më datë 21, në orën 10:00.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025. Ndaj kryebashkiakut janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Për rastet e dyshuara të korrupsionit, Prokuroria e Posaçme thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga disa kompani të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.



Skip to toolbar