Babë e bir, dy kryepleq dhe një person tjetër janë dërguar për ndjekje penale për kultivim të lëndëve narkotike. Nga katër personat e identifikuar nga policia, katër janë çuar në pranga, ndërsa një nga kryepleqtë po hetohet në gjendje të lirë. Policia tha se aksioni është zhvilluar në Memaliaj dhe në Korçë. Në fshatin Kamçisht të Memaliajt është arrestuar një 60-vjeçar, pasi sipas policisë në afërsi të një përroi është kapur në flagrancë, duke kultivuar disa fidanë kanabis dhe për këtë krim dhe për këtë krim u procedua penalisht edhe kryeplaku i zonës me inicialet K. M. për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Ndërsa në Korcë janë arrestuar babë e bir për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit që policia kanë ushtruar në tokat në pronësi të tyre, në afërsi të banesave të shtetasit B. Z 55 vjeç dhe djalit të tij 27 vjeçar, janë gjetur të kultivuara në gota plastike një sasi fidanësh të dyshuar si kanabis. Ndërkaq, në banesën e 55-vjeçarit banues në fshatin Skorovot, u gjetën një sasi farash të dyshuara si Cannabis Sativa, 17 copë fishekë luftarak, aksesorë të ndryshëm elektrik që dyshohet se përdoreshin nga të dy këta shtetas për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në arrest është edhe kryeplaku i fshatit Skorovot, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kallëzuar këtë veprimtari kriminale pranë organeve të Policisë.