Plani i rritjes, afro 1 miliard euro Shqipërisë/ BE gati ndarjen e fondit 6 miliardë euro për Ballkanin

EKONOMI


Bashkimi europian është gati të disbursoj fondet për rajonin. Shqipëria do të mund të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë. Me këtë paketë, BE-ja synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre evropian. Përllogaritja është është bërë në bazë të Prodhimit të brendshëm Bruto (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera.

Paketa ka një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, prej të cilave vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin 2 miliardë euro në formën e parave të gatshme pa kthim, ndërsa 4 miliardë euro në formën e kredive të favorshme.Por kusht i rëndësishëm është që  çdo  vend i Ballkanit Perëndimor, si pjesë e Planit të Rritjes, do duhet të përgatisë një agjendë reformash, bazuar kjo në rekomandimet ekzistuese.

Plani i ri i Rritjes së Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla,  ku kryesorja është rritja e integrimit ekonomik, përafrim në aplikimin e lëvizjes së  lirë të  mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në Euro si dhe  lehtësim i transportit rrugor.

Gjithashtu e rëndësishme është dhe përshpejtimi i reformave themelore, nga ku përfshihet përmirësimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike si dhe heqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

Plani i rritjes për Ballkanin perëndimor u hartua në kuadër të procesit të Berlinit i cili  ka mbushur   një dekadë  dhe në kuadër të tij janë mbledhur në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor ku në fokus ka planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal. Samiti i procesit të Berlinit mblidhet nje dite para Konferences se dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, qe do mbahet ne Luksemburg.



Skip to toolbar