Ngjarje e rëndë! Vritet me thikë polic në Bosnje dhe plagoset rëndë një tjetër

AKTUALITET


Një djalë 14-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje një oficer policie dhe ka plagosur një tjetër të enjten mbrëma, brenda një stacioni policie në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sulmuesi hyri në një stacion policie në Bosanka Krupa, 300 kilometra në veriperëndim të Sarajevës dhe sulmoi oficerët me thikë, u tha gazetarëve ministri i brendshëm i njësisë kroate të vendit, Ramo Isak.

“Një punonjës policie ka vdekur, një i dytë është shtruar në spital”, shtoi z.Ishak, duke shtuar se në komisariatet e njësisë është rritur niveli i sigurisë.

Oficeri i policisë i plagosur u dërgua në spital në qytetin e afërt të Bihacit dhe është në gjendje të rëndë, tha zëdhënësi i policisë Adnan Beganoviç.

Sulmuesi i lindur në vitin 2009 është arrestuar, ndërsa tashmë po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e atentatit, të cilat mbeten të panjohura në këtë fazë.

“Trishtimi është i madh. Ajo që na habiti është se bëhet fjalë për një të mitur 14-vjeçar, i cili ka guxuar të sulmojë efektivët e policisë brenda një komisariati. Kjo ngre kambanë alarmi për shoqërinë tonë”, tha për shtyp shefi i policisë kantonale Adnan Habibia.



Skip to toolbar