Policia e Tiranës ka proceduar 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike lidhur me protestën dhe bllokimin e rrugës, pasditen e së martës te mbikalimi i Kamzës.
ABC News ka mësuar se deputetët e proceduar të Partisë Demokratike janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.
Veç bllokimit të rrugës ata akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit, ndërsa disa nga protestuesit janë proceduar për djegien e gomave.