Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perëndimor

BOTA


Qshmë niveli i papunësisë është trefishuar. Varfëria sigurisht që do të rritet. Tashmë flitet për nivel varfërie në gati 45% në Bregun Perëndimor”, thotë profesori i ekonomisë Nasser Abdel Karim, nga Universiteti Arabo-Amerikan, pranë Ramallahut.

Shumë nga bizneset në Bregun Perëndimor janë mbyllur, ose ushtrojnë aktivitet shumë të kufizuar. Kovaçi palestinez Rabee Ffleifel thotë se të ardhurat janë të pakta dhe mezi mjaftojnë për të ushqyer fëmijët e tij. Ai prodhon kangjella dhe dekorime dritaresh. Ky lloj biznesi ka rënë me gati 90%, pasi njerëzit po i ruajnë paratë për gjërat më thelbësore.

Të njëjtin mesazh dëgjon edhe përballë dyqanit të tij, ku Khalil Abu Arayes ka një punishte për riparimin e makinave.

“Njerëzit nuk punojnë. Ato pak para që kanë, duan t’i ruajnë për të blerë ushqim. Nuk duan të vijnë tek zona industriale për të blerë një derë, apo për të ndrequr makinën”, thotë zoti Arayes.

Shumë palestinezë në Bregun Perëndimor thonë se situata e tanishme ekonomike në Bregun Perëndimor është më e vështira me të cilën ata janë përballur ndonjëherë.

Ata shpresojnë se lufta në Gaza do të përfundojë së shpejti dhe se do të munden të punojnë sërish në Izrael. Kjo do t’i jepte edhe mundësinë ekonomisë për të filluar rimëkëmbjen./voa



Skip to toolbar