Zgjatet afati për investimet strategjike/ Drafti në Kuvend, shtyrje deri në fund të 2026

EKONOMI


Maxhoranca ka vendosur të shtyjë afatin për investimet strategjike.Projektligji është dorëzuar në Kuvend dhe parashikon që afati të shtyhet deri në 31 dhjetor të vitit 2026  nga fundi i këtij viti që ishte limiti. Vendimi për zgjatjen e afatit është marë si pasojë e interesit të subjekteve për këtë paketë ligjore thuhet në relacion.

Po ashtu në projektligj  është propozuar që të zgjerohen sektorët ku do të lejohen investimet strategjike. Deri më tani investimet strategjike realizoheshin në sektorë prioritarë si  energjia,transporti apo turizmi ndërsa  tashmë synim është zgjerimi i investimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë. Por me propozimin e ri , investimet strategjike mund të shtrihen edhe në sektorë të tjerë, me kushtin që vlera e investimit të jetë 50 milionë euro ose më shumë.

Po ashtu në ndryshimet ligjore parashikohen marja e masave për Konsolidimin e  tokes” me qellim saktesimin hartografik, ripershtatjen ,riregjistrimin e pasurise apo verifikimin kadastral. Që prej hyrjes në fuqi tw  ligjit të investimeve strategjike  e deri më tani janë trajtuar 108 projekte, prej të cilave: 48 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar dhe 31 projekte janë në fazë vlerësimi.

Industria e turizmit është sektori i preferuar ku është përqendruar edhe numri më i madh i këtyre projekteve.Të gjitha subjektet që marin statusin si investitorë strategjikë përfitojnë lehtësi në taksa, procedura administrative të shpejta apo programe mbështetëse nga institucionet shtetërore



Skip to toolbar