Lufta në Gaza, ministri izraelit i ekstremit del kundër çdo marrëveshje armëpushimi

BOTA


Ndonëse një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit duket se është e arritshme, ka edhe të tjerë që vazhdojnë të jenë kundër.

Një anëtar i ekstremit të djathtë të qeverisë së koalicionit të Izraelit ka kundërshtuar çdo marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.

Ndërmjetësuesit e Katarit i kanë dërguar Izraelit dhe Hamasit një propozim-marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve në enklavën palestineze dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë, si hapi i parë drejt përfundimit të luftës më shumë se 15-mujore.

Ministri ultra-nacionalist i sigurisë, Itamar Ben Gvir , një figurë e së djathtës ekstreme, e quajti marrëveshjen “një fatkeqësi”.

Dje, ministri tjetër i ekstremit të djathtë i qeverisë, Bezalel Smotrich , shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj çdo marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës. Këto qëndrime tregojnë përçarjet e thella brenda koalicionit qeverisës.



Skip to toolbar