A do t’i rikthehet Trump dialogut? Maloku: Marrëveshja e Uashingtonit rezultoi pozitive për Kosovën. Duhet më shumë presion mbi Serbinë

Më të fundit


Eksperti Albinot Maloku thotë se marrëveshja e Uashingtonit, e propozuar gjatë administratës së parë të Donald Trump, kishte defekte por rezultoi pozitive për Kosovën. Sipas tij, Kosova ka përmbushur më shumë pika në këtë marrëveshje, ndërsa do të duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj Serbisë.

“Në mendimin tim, qytetarët kanë plot arsye për ta ndryshuar qeverinë por tentimi për ta shfrytëzuar një çështje është jo i shëndetshëm për rrugëtimin e shtetit të Kosovës. Trump me të vërtetë është atipik nga ajo që jemi mësuar të shohim në dekadën e fundit në SHBA, por për Kosovën ka qenë e domosdoshme çështja e dialogut, që në çështjen aktuale po fshihet nga subjektet politike, konsideroj se çështja e parë është dialogu dhe të kishim konkretizim diçka të pa lënë zarrë për shkak se këto vite energjinë e qeverive e ka marrë dialogu dhe kemi ngecje.

Shoh pozitivitet në një administratë që të konkretizojë dhe të mos lërë gjëra zvarrë. Marrëveshja e Uashingtonit, kishte difektet e veta por për Kosovën doli pozitive. Sa i përket insistimit të Trump për të vazhduar atë që ka ngelur pa u bërë, ka shumë nga kjo marrëveshje e jetësuar nga Kosova. Nga Serbia ka mangësi. Në kushte normale, do të duhej të kishte presion mbi Beogradin. Ajo që shoh unë në serbi është se ka një gëzimn, që të vazhdojë me karrigen e Moskës, me karrigen e keqpërdorur të Brukselit.”, u shpreh ai.



Skip to toolbar