Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka hedhur votën e tij këtë të dielë në qendrën e votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë, ku theksoi se Shqipëria më mirë të ketë një palë zgjedhje problematike se sa të mos i zhvillonte ato.
“Kemi pare zgjedhje, ku kanë marrë pjesë edhe të gjitha partitë, por pas këtyre zgjedhjeve pas 1 korrikut një frymë e re politike do ta presë vendin. Sot është një ditë normale votimi që Shqipëria nuk duhet ta kapërceje edhe ta lërë pas. Nuk është vendi që të bëjmë analiza politike, por mendoj më mirë që të kishim zgjedhje problematike sesa mos të bëheshin zgjedhjet”, tha Patozi për gazetarët pas votimit.
Astrit Patozi në siglën e partisë Bindja Demokratike është rivali i PS-së në këto zgjedhje duke kandiduar në 30 bashki të vendit me kandidatët e saj. Në Tiranë në siglën e kësaj partie kandidon Arben Skënderi.