Tritol banesës në Tiranë, burime: Pronari i përfshirë në trafikun e drogës, i vranë vëllanë në vitin 2009

AKTUALITET


Një shpërthim ka ndodhur në Tiranë, ku lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të një shtëpie.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35,  në rrugën ’’Besnik Hidri’’, në shtëpinë e shtetasit Tonin Qafa, për pasojë vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, mësohet se në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai, ku nga ky moment familja me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë.

Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit, ndërsa pistë e policisë mbetet dhe verifikimi i aktivitetit të nipave dhe fëmijëve të Tonin Qafës në Spanjë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori është shpallur në kërkim.



Skip to toolbar