“Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!”/ Osmani: Kosova e Shqipëria ecin krah për krah

AKTUALITET


 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date për kombin shqiptar.

Presidentja Osmani theksoi se kjo ditë bashkon katër ngjarje që formësojnë identitetin shqiptar: Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, lindjen e Komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Ajo përmendi lidhjen e pathyeshme mes historisë së Krujës, Vlorës dhe Prekazit, duke theksuar se “dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër” mbeten busulla e rrugës së përbashkët.



Skip to toolbar