PS ka dorëzuar në Kuvend, propozimet e saj për Komisionin e Posacëm të Reformës Territoriale, me qëllim zhbllokimin e ngërcit, pas prishjes së konsensusit mes palëve. PS propozon që të shtohet një anëtar më shumë nga radhët e socialistëve në këtë komision, i cili sipas propozimit do të drejtohet nga Arbian Mazniku, ndërsa Luçiano Boçi të jetë nënkryetar dhe jo më bashkëkryetar
“Që prej krijimit të Komisionit në datën 27.10.2025 (gjatë një periudhe dy mujore) nga 4 mbledhje të njoftuara rregullisht vetëm një mbledhje është zhvilluar me përbërje të plotë të
opozitës. Referuar vendimit të Kuvendit, kohëzgjatja e punës së Komisionit është parashikuar 9 muaj. Kjo kohëzgjatje është dakordësuar duke patur parasysh rëndësinë e miratimit të reformës
administrative-territoriale në kohë, pra 1 vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2027 në mënyrë që të merren masat përkatëse ligjore, administrative dhe organizative. Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrativeterritoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit.
Si rrjedhojë, propozohet që pika III e Vendimit të ndryshohet më këtë përmbajtje:
Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë. Në këtë mënyrë, i çelet rruga avancimit të reformës në përputhje me planin e punës të miratuar, së bashku me votat e opozitës parlamentare, në mbledhjen e datës 27.11.2025.
Më tej, propozohet që pika IV e Vendimit ndryshohen me këtë përmbajtje: Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.” – thuhet në shkresën e PS.
