Në fjalën e tij në Kongresin Botëror të Ligjit, i cili po zhvillon punimet në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria që ai drejton vendosi të dorëzojë ‘shpatën’ e drejtësisë e cila prej kohësh mbahej në zyrën e të parit të qeverisë.
“Në atë anketim për të matur pulsin morëm dy të dhëna shumë domethënëse, 90% e kusur e shqiptarëve mbështesnin vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të bësh bashkë 90 % të shqiptarëve është dicka jashtëzakonisht e rrallë, edhe për orën e takimit sot do kishim mosdakordësi, dhe tjetra ishte përgjigjja mbi a besoni ju që në jetën tuaj në Shqipëri do të shikoni fundin e pandëshkueshmërisë dhe barazinë para ligjit, mbi 80 % ishin mos besues. Pra mbi 90% e shqiptarëve e mbështesin reformën por mbi 80% e tyre nuk kishin besim se do shikonin një spostim të pushtetit të drejtësisë drejt barazisë para ligjit. Askush nuk mund ti vërë faj atyre që ishin mosbesues. Nuk ishte thjesht e përditshmja e tyre që drejtësia ishte iluzion në Shqipëri, por ishte historia e shtetit shqiptar që provonte se pushteti i drejtësisë ishte në duar e më të fuqishmëve të politikës. Pavarësisht nga kalimet e sistemeve një gjë ishte e pandryshuar shpata e zonjës së drejtësisë, ishte e palëvizur në zyrën e të parit të qeverisë. Në 2013 ne bëmë atë që nuk kishte guxuar ta bënte askush më parë, madje as nuk i kishte hyre me imagjinatë atij deti që ne vendosëm ti hyjmë në këmbë, të dorëzojmë shpatën te një forcë tjetër dhe të krijojmë kushtet që në këtë hapsirë bashkëjetese të krijohet një pushtet tjetër real dhe i pavarur nga pushteti politik,” tha Rama ndërsa solli në vëmendje librin e një autori turk, mbi cështjen.
“Në njërën anë të kufirit gjithcka funksionon, në anën tjetër asnjë nuk funksionon. Pse? Sepse në njërën anë të kufirit sundon ligji që garantohet nga isntitucionet, në anën tjetër sundon forca dhe ekuilibrat garantohen nga forcat mbi ligjin në territory. Këtu është vështirësia e sfidës tonë. Me këtë reformë që ka nisur të japë rezultate të prekshme, ndërkohë që duhet të garantohet në jetëgjatësinë e vet jo nga njerëzit po nga institucionet. Ndërtimi i institucioneve të garantuara në atë reformë nuk është një proces qëmund të prmbushet as në një dekadë e as në dy dekada. Duhet të garantohet në mënyrë të palëkundur që procesi të mbështetet me cdo kusht nga forcat që kanë kapacitet të ndryshojnë rrjedhën e tij, nga pushteti politik. Nëse i afrohemi një afresku të madh e kemi të pamundur të përcaktojmë kompleksitetin e tij. Ndaj është gjithmonë e domosdoshme të thuhet të mbajmë distancë për të parë në kompleks një afresk që po pikturohet ditë pas dite nga një numër shumë i madh forcash në hapsirën që ka krijuar reforma në drejtësi”, tha Rama.
