“Pr/rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë drejt BE”, Balla-opozitës: Mos u bëni qesharakë, debati pas miratimit në PE

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi edhe një herë sot në seancë plenare se pr/rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE. Balla iu kërkoi deputetëve opozitarë që debati mbi këtë pr/rezolutë të bëhet javën e ardhshme sikundër është parashikuar, pas miratimit të saj në Parlamentin Europian

“Pr/rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE, dëshmon arritjet e Shqipërisë përgjatë këtij viti kur raportohet. Është një pr/rezolutë e PE mbi raportin për 2025. Që mos bëhemi qesharakë, PE këtë dokumentin e miraton vetë më 16 ose 17 qershor, tani na kërkohet ta bëjmë ne diskutimin para se ta miratojë PE. Jemi të gatshëm kur ta doni ju por e kemi programuar javën tjetër më 14 maj.

Kjo historia me marr 2 minutëshin këtu për të thënë kërkuam diskutim për raportin kjo nuk shkon, na bën qesharakë. Se duhet ta miratojë PE, në 7-8 korrik kemi edhe komitetin e Stabilizim Asocimit, për shqiptarët pr. Rezoluta e kaluar të martën me 55 vota pro, rëndësi ka të ruajmë seriozitetin . e mirepresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet. Javën tjetër e kemi detain për raportin”, – u shpreh Balla.



Skip to toolbar