KQZ rrëzon Partinë Demokratike për kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Dy vite pas akuzave të grupit parlamentar demokrat, me në krye Gazment Bardhin se Marinaj ishte drejtues i një organizate kriminale të trafikut të drogës, konkretisht marijuane në Itali.
Madje sipas informacioneve të grupit parlamentar, Tonin Marinaj ka qenë nën hetim nga antimafia italiane dhe sipas procedurës duhet të ishte nën gjykim, çfarë i pamundësonte sipas ligjit shqiptar të dekriminalizimit ushtrimin e funksionit si kryebashkiak.
Por pas verifikimit të plotë nga Prokuroria e Përgjithshme, KQZ njoftoi se asnjë prej akuzave nuk qëndronte, dhe Tonin Marinaj mund të vijojë mandatin si kryebashkiak deri në vitin 2027.
Vetë kryebashkiaku socialist i ka hedhur poshtë akuzat prej 2 viteshm, por ky është i disati rast që PD, veçanërisht Gazment Bardhi hedhin akuza të pavërteta ndaj kundërshtarëve politikë, duke dalë shpesh edhe në bllofe komike.
