Nisin sot në mbrëmje Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.
Nga ana sportive, Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.
Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë është pretendente për të fituar medalje olimpike. Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të siguruar një medalje për Shqipërinë.
Për çeljen e siparit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni, një në San Siro Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.
